“Lufta jonë nuk është me këta”, Lapaj: Të gjithë kanë probleme me drejtësinë

27 Mars 2024 | 20:20

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha në një intervistë për Euronews Albania se beteja e lëvizjes që ai drejton nuk është me kastën e politikanëve të vjetër, që siç tha kanë të gjithë probleme me drejtësinë.

Sipas Lapajt, ky është momenti kur shqiptarët duhet të zgjedhin elitën e re politike dhe jo ata që i cilësoi kukulla të politikanëve të vjetër që do të mbajnë sërish zvarrë vendin.

“Lëvizja përmes platformës online, mund të futet gjithkush të anëtarësohet, anëtarësimet po shkojnë shumë mirë, në Tiranë mbi 1500 anëtarë. Ne jemi për një rrugë të gjatë, shqiptarët duhet të ndajnë; a do rrinë për rrugën e gjatë me kukullat e këtyre, se këta vetë e kanë mbyllur ciklin si me Adriatikun si pa Adriatikun, kanë probleme me drejtësinë, këta vërdallë e kanë mbyllur historinë. Lufta jonë nuk është me këta që janë, këta e kanë mbyllur, kanë halle me drejtësinë, puna është a do jemi ne, pra elita e re e Shqipërisë që e çon përpara procesin apo kukullat e këtyre që do ta mbajnë Shqipërinë zvarrë edhe 20 vjet”, tha Lapaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026