Lufta nuk prek ekonominë tonë, borxhi publik do ulet
Standard & Poor’s thotë se lufta Rusi-Ukrainë ka ndikim të papërfillshëm në ekonominë e Shqipërisë. Me këtë argument, agjencia pret që borxhi publik dhe çmimet të ulen në vitin 2023.
Konflikti Rusi-Ukrainë nuk ka ndonjë ndikim domethënës në ekonominë e vendit tonë. Në krahasim me disa vende të rajonit, lidhjet tregtare janë gati të papërfillshme dhe në këtë aspekt, tregu funksionon më mirë.
Mbi këto argumente, Standard & Poor’s flet për një ekonomi të qëndrueshme, duke vendosur edhe notën B+ për menaxhimin e borxhit publik.
Agjencia thotë se ky i fundit do ulet në vitet në vijim, sipas objektivit që ka vendosur qeveria për ta çuar ne 45% të PBB-së në 2025-ën, nga 70% që është sot.
Për S’P, rritja ekonomike do të jetë më e ngadaltë këtë vit dhe do të zgjerohet me investime në 2023-shin, periudhë, kur edhe çmimet do të stablizohen.
Kujtojmë, se inflacioni ka kaluar 7 përqindshin në muajin qershor, ndërsa do të regjistrohet 6.4% për vitin. Masat që do të marrin Bankat Qendrore në Europë dhe Shqipëri, pritet ta çojnë inflacionin në 3 %, vitin tjetër.
Agjencia vlerëson edhe sistemin bankar, aty ku kreditë me probleme janë ulur në 5% nga 25%, para 8 viteve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush