Lufta rrënon turizmin ukrainas, plazhe të minuar
Plazhet e Detit të Zi në Odesa janë të ndaluara për banorët, të cilët shohin nga larg rërën e bardhë, që fsheh kurthe për ushtarët rusë.
Në fillim të luftës, ushtria ukrainase vendosi aty mina për të parandaluar zbarkimin e rusëve. Por shumë shpresojnë se do të mund ta shijojnë bregun kur të mbërrijë vera.
“Besoj se njerëzit do të shkojnë në plazh, sepse qytetarët e Odesës nuk ndalen kur bëhet fjalë për detin. Mendoj se më shumë njerëz do ketë vitin e ardhshëm, kur sezoni do të jetë më i mirë dhe njerëzit do jenë më të relaksuar”, u shpreh një qytetar.
Por pushtimi rus ka gjasa të lërë pasoja afatgjata ndaj industrisë turistike të vendit, sidomos për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, përfshirë hotelet e shkatërruara.
Hoteli “Jules Verne” në Zatoka, në jug të Odesës, konsiderohej “shumë i mirë” në prenotimet online. Por, tani është tërësisht ndryshe.
Kompleksi u shkatërrua më herët gjatë muajit, kur një raketë ruse e qëlluar nga Deti i Zi ra pranë pishinës. Punonjësit deklaruan se të paktën 4 persona mbetën të plagosur. Për vete, ata falënderojnë Zotin që mbijetuan.
Sektori ukrainas i turizmit dikur ka qenë një industri e zhvilluar. Rreth 30 milionë persona udhëtuan këtu në 2008-n. Shifra u tkurr që prej vitit 2014, kur nisi lufta në lindje dhe tani në nivelin më të ulët historik, me më pak se 3 milionë turistë që erdhën vitin e kaluar.
Fare pranë, një fqinje që zotëron një ‘bed & breakfast’ thotë se biznesi ishte jeta e saj, ndërsa tani ka mbetur pa punë dhe pa shpresë.
“Nuk kemi punë. Plazhi është i minuar. ky biznes është jeta jonë, unë duhet të ushqej tre fëmijët e mij, por aktualisht nuk kemi punë”, tha një qytetare.
Por, pjesa dërrmuese e ukrainasve thonë se humbjet materiale nuk janë asgjë krahasuar me ndjesinë e tradhtisë nga një vend që shumë njerëz këtu e konsideronin pjesë të familjes.
“Kam frikë, kam shumë frikë. Jam e tronditur. Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë. Vëllai im i madh jeton në Rusi dhe papritur na tha se jemi nazistë. Ne i thamë se po na qëllojnë, por ai tha se nuk ka të shtëna. Por ja që sulme ka. Këtë nuk e prisja. Për të gjithë ne Rusia dhe Ukraina ishin si motra. Është e tmerrshme”, u shpreh një qytetare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse