‘Luftë për Berishën’, gazetari tregon arsyet e përplasjes në Parlament

20 Tetor 2023 | 14:44

Gazetari Reldar Deda ka komentuar incidentin që ndodhi dje në Kuvend ku deputetët e opozitës bllokun parlamentin duke ndërprerë kështu dhe seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej të enjten.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita nuk duhet të bëjë përpjekje për Sali Berishën pasi ky i fundit është i shpallur “Non Grata” dhe e ka të pamundur që të bëhet kreu i PD-së.

“Politika bëhet duke krijuar një hapësirë komunikimi, në bashkëveprim me tjetrtin. Berisha është I izoluar. Opozita duhet ta harrojë vendosejn e Berishës në krye të PD-së, jo për shkak të faktorit shqiptar po për shkak të faktorit ndërkombëtar që Berisha është “non grata” . Ata janë një grup deputetësh që u ka humbur logoja dhe sorollaten si çifutët në Mesdhe. Nuk kanë asnjë lloj boshti se ku do të mbahen. Enkelejd Alibeaj është Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, duan apo nuk duan ta pranojnë”-tha Deda.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026