Luhen ndeshjet e para në US Open, nuk zhgënjen Novak Xhokoviç

29 Gusht 2023 | 16:27

Novak Xhokoviç nuk zhgënjen në US Open, duke u rikthyer me fitore në raundin e parë të kompeticionit. Përballjet e para nuk prodhuan surpriza, me favoritët të cilët triumfuan lehtësisht ndaj kundërshtarëve të tyre. Pas 2 vitesh mungesë, kjo për shkak të Covid, Xhokoviç dhuroi spektakël duke mposhtur lehtësisht francezin Muller.

Raundi i parë u mbyll me rezultatin 0-6 për Xhokoviç, ndërsa dy raundet e tjera, 2-6 dhe 3-6. Kjo ishte një nisje e shkëlqyer për serbin, i cili më parë e ka fituar këtë kompeticion 3 herë.

Fitore regjistroi dhe greku Cicipas, i cili u përball me kanadezin Raonic. Kanadezi provoi të rezistonte, por e pati të pamundur me kundërshtarin e tij që i fitoi të treja setet me rezultatet 6-2, 6-3, 6-4. Kompeticioni prodhoi rezultate interesante dhe në përballjet e femrave. Kalimin në raundin e dytë e siguruan Kirstea, Gauf, Ostapenko, Kvitova e Linet. Përballjet e raundit të para luhen deri në mbrëmje, për tu rikthyer më pas me fazën tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026