Lulzim Basha mbetet kryetar i PD/ Sefa: Vendimi është i qartë, palët ta respektojnë
Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi sot (30 prill 2024) kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. Vendimi u dha nga gjyqtari Gentjan Marku.
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokrate tha se vendimi i marrë këtë të martë nga Gjykata e Rrethit Tiranë është në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë.
Ai tha se vendimi i marrë që Basha të vijojë të vijojë të njihet si kryetari i Partisë Demokratike është i qartë dhe ky vendim do të respektohet. Gjithashtu ai shtoi se Partia Demokratike është e qetë në qetë në lidhje me çdo vendimmarrje të marrë nga gjykata.
“Lidhur me vendimmarrjen që ka marrë organet legjitime të Partisë Demokratike. Përcaktimet ligjore janë të qarta, vendimmarrja e Gjykatës së Lartë është e qartë. Dhe vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrethit Tiranë, është vendim në frymën e vendimit të Gjykatës së Lartë.
Pra, ky vendim ma përcaktuar që asnjë organ tjetër përveç kryetarit të partisë nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është i qartë dhe gjykata sot vendosi në lidhje me këto përcaktime ligjore. Siç u kam thënë edhe herë të tjera, ne nuk bëjmë deklarata dhe nuk mbajmë qëndrime në lidhje me vendimet e gjykatave. I respektojmë vendimet e gjykatave dhe jemi të qetë në lidhje me çdo vendimmarrje të marrë nga gjykata.
Siç e kemi shprehur herë për herë ne do të respektojmë çdo vendimmarrje të gjykatës dhe ftojmë të gjitha palët e tjera që të respektojnë vendimmarrjet e gjykatës. Siç ua kemi thënë edhe herë të tjera, ne jemi të bindur që edhe Gjykata e Apelit do të marri vendimin të bazuar në ligj dhe në dispozitat ligjore”,-shkruan Sefa.
LEXONI GITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…