Lushi: Vendimi i Kurtit për targat nuk cënon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të
Shtetet e Bashkuara të Amerikes janë të pakënaqura me qëndrimin e Albin Kurtit për të mos e shtyrë zbatimin e vendimit për targat.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Drejtori i Kongresit Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Uk Lushi tha se kjo situatë nuk i cënon marrëdhëniet tejet të veçantë mes Uashingtonit dhe Prishtinës.
“Patjetër që amerikanët do të kishin dashur që në këto momente, kur po shtyhet përpara përfundimi i shtetësisë së Kosovës, që kjo të bëhej pa tensione, pa ndonjë ngërç, mirëpo, përveç dëshpërimit, mendoj që amerikanët kanë edhe mirëkuptim për Kosovën.
Nuk besoj që këto keqkuptime apo tensione të vogla, do të kenë një ndikim të madh në procesin e mëtejshëm, për balancën e përgjithshme në Ballkan”, theksoi ai.
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak bëri të ditur se në takim u diskutua për krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për targat e automjeteve.
Sipas Lajçakut, është urgjente gjetja e një zgjidhjeje për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë