Lyon dhe Aston Villa avancojnë në fazën tjetër të Europa League, rezultate pozitive për ekipet e kreut

23 Janar 2026 | 15:05

Të enjten u zhvilluan ndeshjet e javës së shtatë në Europa League, ku skuadrat që kryesojnë në renditje regjistruan rezultate pozitive, ndërsa dy prej tyre siguruan kalimin për në fazën me eliminim direkt. Bëhet fjalë për Lyon dhe Aston Villa, të cilat aktualisht kanë nga 18 pikë, ndërsa mbetet edhe një javë deri në përfundim të kësaj faze.

Ekipit francez i mjaftoi vetëm një gol për të marrë fitoren në transfertën e Young Boys, ndërsa autor ishte Maitland-Niles. Në pjesën e dytë, Lyon vetëm administroi rezultatin, për të mos pësuar nga klubi zviceran. Aston Villa, po ashtu, me rezultat minimal ia doli të mposhtë Fenerbahçen në Turqi, falë golit të sulmuesit britanik Jadon Sancho.

Freiburg, Braga dhe Roma gjithashtu morën fitore sa i përket skuadrave që renditen në 8 vendet e para. Midtjylland dhe Ferencváros morën nga 1 pikë, ndërsa e vetmja që pësoi humbje ishte Real Betis, në Turqi përballë PAOK. Roma zhvilloi një sfidë pozitive në shtëpi përballë Stuttgartit, të cilit nuk i dha asnjë mundësi për të shënuar. Heroi i Gasperinit ishte Pisilli, që realizoi një dopietë.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026