“Ma ki parasysh fëmijën”, Sina: Prindërit ndërhyjnë te administratori për maturantët
Ekspertja e arsimit Irida Sina tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se prindërit ndërhyjnë te administratori për maturantët.
Sipas saj edhe pse ruhet anonimat i plotë, gjithmonë merret vesh se kush është administratori i caktuar për secilën shkollë.
“Merret gjithmonë vesh kush administrator është te cila shkollë dhe në momentin që kjo gjëja merret vesh fillon prindi. Pavarësisht se administratori kur të shkojë te salla e monitorimit duhet të mos ketë telefon me vete, duhet ta dorëzojë çantën me telefonin që këto të mbyllen në drejtori që as administratori mos të ketë mundësi të përgjigjet në telefon, por që nga ora 6 që është marrë vesh kush është administratori deri në orën 10 që fillon provimi ka mjaftueshëm kohë që prindi të marrë vesh kush është administratori, ta marrë në telefon, mua më ka ndodhur dhe se harroj as sot,” – u shpreh Sina.
Ajo shtoi me bindje se procesin e Maturës Shtetërore e prishin të rriturit dhe jo vetë nxënësit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve