Nis sot Matura Shtetërore, mbi 30 mijë nxënës testojnë njohuritë në gjuhën e huaj
Sot nis provimi i parë i maturës dhe sikurse është njoftuar deri në përfundim të tij do të “ngujohen” edhe mësuesit.
Po ashtu që nga data 24 maj, hartuesit e testit të parë të maturës shtetërore janë ngujuar në ambiente të posaçme dhe do të dalin prej andej, pasi provimi të ketë përfunduar (nesër). Synimi është jo vetëm cilësia por edhe që testi të mos qarkullojë në rrjetet sociale. Por a do jetë e mundur që teza të mos qarkullojë në një kohë kur teknologjia është në kulmin e saj?
Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të gjuhës shqipe, matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.
Provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar