Pse dalin tezat e maturës kur hartuesit “ngujohen”? Përgjigjet Nora Malaj

1 Qershor 2023 | 09:35

Ish-ministrja e Arsimit Nora Malaj tregoi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se që nga momenti që e ka drejtuar maturën shtetërore, në 8 vite dhe në vijim, ngujimi i mësuesve ka qenë pjesë e sistemit.

Hartuesit e tezes mbyllen gjithashtu dhe nuk dalin deri në përfundim të provimit.

Moderatorja e emisionit, Greta Topjana u shpreh se pavarësisht këtyre masave, tezat kanë dalë.

“Ka forma nga më të ndryshmet, e nxjerrin ata që duan, një pjesë kanë inate personale dhe duan ta sabotojnë si proces dhe duan të tregojnë që gjithmonë ka problem, një pjesë tjetër marrin telefonat. Unë në gjithë menaxhimin kam parë ngjarje nga më të ndryshmet, vendosje telefonash në vende që ty s’të shkon as mendja, situata shumë të vështira, por nuk janë fëmijët ata që e nxjerrin tezën,” – u shpreh Malaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024