English

Mads Pedersen shkruan historinë, fiton Etapën e Parë të Giro d’Italia në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në histori, Giro d’Italia nisi garën nga Shqipëria. Edicioni i 108-të i këtij eventi të çiklizmit filloi me “Nisjen e Madhe”, ku ishin parashikuar tre etapat e para në vendin tonë.

- Advertisement -

Etapa e Parë, e cila u zhvillua sot, ishte një garë 160 kilometra nga Durrësi në Tiranë.

Danezi Mads Pedersen ishte fituesi i Etapës së Parë, duke kaluar vijën e finishit pas 3 orësh, 36 minutash dhe 14 sekondash. Pedersen mori gjithashtu fanellën rozë.

Fitimi i garës u vendos me “foto-finish”, ku ai e kaloi me vetëm 0.04 sekonda përpara Wout van Aert.

Pas Pedersen dhe van Aert, në pozita të tjera të larta renditën Orluis Aular, Francesco Busatto, Thomas Pidcock, dhe të tjerë.

Gara nuk kaloi pa incidente. Në kilometrat e fundit, në zonën e Freskut, disa çiklistë u përplasën, duke shkaktuar një incident të rëndë.

Mikel Landa, një nga favoritët, u dërgua me barelë për ndihmë mjekësore, dhe nga pamjet e transmetuara, duket se ai do të kërkojë trajtim të specializuar në spital.

Gara filloi në Durrës, rreth orës 13:00, dhe pas 65 kilometrave të sheshta, çiklistët u përballën me ngjitjen e Gracen dhe Surrelin, ku pjerrësia arrinte deri në 13%.

Pjesa e fundit e garës përfshiu një zbritje të thellë nga Surreli dhe një finish në terren të sheshtë në Tiranë.

Pas 160 kilometrave, çiklistët kaluan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe mbyllën ceremoninë e finishit në orën 17:12 para Pallatit të Kongreseve.

Pas Etapës së Parë, Giro d’Italia do të vazhdojë të shtunën me Etapën e Dytë në Tiranë, e cila përfshin garën e kronometrit.

Më pas, Etapa e Tretë, më 11 maj, do të zhvillohet në Vlorë, dhe kjo do të jetë një nga etapat më të vështira të këtij edicioni, për shkak të ngjitjes së “Llogarasë”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?