“Mafia shqiptare është modifikuar”, gazetari: Po diktojnë tregun botëror të drogës

12 Prill 2023 | 14:32

Basir Çollaku tha për Euronews Albania se një nga gjëra që kuptoi nga intervista e drejtuesit të SPAK Altin Dumanit për “La Repubblica”, është fakti se  në Shqipëri po qeverisë mafia.

Sipas tij këtë e tregon fakti që grupet kriminale shqiptare diktojnë pjesë të rëndësishme të tregut të drogës në botë. Ai tha se këto grupe janë shtrirë kudo ku ka treg të kokainës dhe furnizohen si dorë e parë.

“Mafia e re ka modifikuar le të themi aktivitetin e saj për lidhjet me shtetin. Përfaqësuesit e saj nuk janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejte me shtetin, siç është në Shqipëri, por që prapë vendimmarrja u takon atyre. Gjithçka që  ata kërkojnë do dalë nga zëri i personave pushtetar që kanë lidhje me mafien. Ajo që unë pash nga kjo intervistë është fakti se ne na qeveris mafia.

Shqipërinë e qeverisë mafia, për sa kohë në gjysmën e Europës, grupet kriminale shqiptare vënë dorë dhe diktojnë pjesë të rëndësishme të tregut. Jemi në Amerikën Latine, në Kolumbi, Panama, Peru , Ekuador, nga ku buron lënda e parë e kokainës, jemi prezent duke u furnizuar si dorë e parë. Dore e parë atje, dore e parë këtu. ku dalim dorë e dytë ne? Ne se kemi qejf vendin e dytë”, tha Basir Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024