Majko i përgjuar nga SHISH? Karamuço: Ja institucionet që duhet të përgjigjen
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur rreth përplasjeve mes Sali Berishës dhe Pandeli Majkos.
Berisha është shprehur se Majko është një kriminel elektoral e se për të ka dosje hetimore, nga ana tjetër Majko ka kërkuar që Shërbimi Informativ Kombëtar të ofrojë informacion të shkruar në lidhje me aludimet për fshehje informacioni nga Sali Berisha.
Karamuço tha se nëse ka hetime lidhur me socialistin Majko dhe të dhëna se ai është i përfshirë në krime elektorale duhet të përgjigjen edhe SHISH edhe Gjykata, por edhe Prokuroria e Posaçme.
“Duhet verifikuar. Verifikimi duhet bërë edhe pranë SHISH edhe pranë Gjykatës, por edhe pranë prokurorisë, sepse sipas deklaratës së zotit Berisha, këto janë referuar në SPAK. Nëse këto janë referuar në SPAK, këto tre institucione duhet të japin përgjigje, a ka apo nuk ka gjurmë kjo gjë dhe çfarë është bërë.
Zoti Majko nuk ka pse të shkojë te zonja Spiropali, ai mund të bëj një kërkesë, sepse ka pasur raste të tjera të të dhënave që ti je në SkyECC si ndodhi në rastin e Bardhit dhe për dy javë mori përgjigjen që ishte fake”,-tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida