“Makinat e fuqishme, armë në duart e të rinjve” Gazetari: Fenomen që duhet ndaluar

Klevis rucaj
10 Mars 2023 | 16:09

“Të rinjtë që marrin makina të shtrenjta dhe të fuqishme duhen ndaluar”, tha moderatori Erjon Xharo për Euronews.

Teksa komentoi aksidentin e frikshëm në Tiranë, ku humbën jetën tre të rinj, Xharo tha se një makinë e fuqishme në dorën e të rinjve, është një armë që vret dhe ndaj kjo duhet ndaluar.

Ai theksoi se makinat e fuqishme duhet të ndalohen që të voziten nga personat që sapo kanë marrë patentën.

“ Tundimi i shpejtësisë na kap të gjithëve. Sidomos një shofer i ri kur ka një makinë të fuqishme, tundohet. Është një fenomen që për mendimin tim duhet të zhduket, ligji na e lejon këtë gjë. Unë jam motoçiklist i hershëm. Së fundmi në ligjin shqiptar ti nuk mund të marrësh një motoçikletë të fuqishme në vitet e para të patentës. Pse nuk bëhet e njëjta gjë për makinat? 600 kuaj fuqi në duart e një të riu apo të reje, janë si një armë. Ai mund të mos e përdor kurrë, por është potencial për të bërë dëme”.  

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026