Malisheva shkatërron Vllazninë 5-0, kuqeblutë eliminohen nga Conference League

16 Korrik 2026 | 11:50

Vllaznia është eliminuar nga UEFA Conference League, pasi u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini e mbylli pjesën e parë në disavantazh 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit realizuan edhe tre gola të tjerë, duke përmbysur rezultatin e përgjithshëm të çiftit.

Në sfidën e parë, të luajtur në Shkodër, Vllaznia kishte fituar 2-1, por ky avantazh nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Me këtë humbje, kuqeblutë mbyllin aventurën e tyre në Conference League për sezonin 2026-2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026