Malltezi në Gjykatën e Lartë, padia do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar
Gjykata e Lartë ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një ankim të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat.
Më 3 tetor Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë padinë e radhës të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat nga SPAK.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.
Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar.
Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretentimet e organit procedues.
Malltezi akuzohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
- 11:28 Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
- 11:26 Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren gjatë seancës plenare
- 11:15 Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!
- 11:11 Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët