Man United turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së katërt

28 Gusht 2025 | 10:48

As në ëndërr nuk e kishin parë se mund të mposhtnin një skuadër si Manchester United, duke e eliminuar nga Kupa e Anglisë, por tanimë është realitet dhe Grimsby ka avancuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Ekipi që militon në ligën e katërt të futbollit në ishull u shortua përballë gjigantëve të Premier League, e kur gjasat ishin zero për një rezultat pozitiv, ndodhi e kundërta, duke shkaktuar reagime të shumta.

Të mërkurën u luajt dueli Grimsby-Man United, ku koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2. Vendësit shënuan dy herë në pjesën e parë duke i surprizuar të gjithë me golat e Vernam e Ëarren. Në fraksionin e dytë Mbeumo dhe Maguire rikthyen barazpeshën, e koha e rregullt u mbyll 2-2. Në bazë të rregullores nuk ka shtesë, por direkt penallti dhe u gjuajtën plot 26 të tilla.

Cunha dhe Mbeumo shpërdoruan penalltitë e tyre, ndërsa te Grimsby Oduor, duke bërë që rezultati i tyre të ishte 12-11. Një fitore historike kjo e skuadrës modeste, e cila i shkakton një humbje të tillë Manchester United, që duket se sërish do të ketë një edicion të vështirë. “Mendoj se skuadra më e mirë fitoi, e vetmja skuadër që ishte në fushë. Futbollistët më të mirë mund të humbasin, sepse një ekip i bashkuar mund të fitojë kundër çdo grupi lojtarësh. Sot, ata treguan më shumë, ndaj e pranoj: humbëm me meritë. Dua vetëm t’u kërkoj falje tifozëve. Ata na mbështetën jashtë mase, dhe për këtë nuk kam fjalë. Më vjen shumë keq”, deklaroi në përfundim trajneri Ruben Amorim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026