Man Utd ndal Liverpool/ Përfiton Arsenal, topçinjtë qëndrojnë në krye pas javës 31
Manchester United barazon me Liverpoolin, por feston Arsenali i cili konfirmohet në krye të klasifikimit anglez me 71 pikë.
Topcinjtë më herët mposhtën Brightonin. Përballja e së dielës në teatrin e ëndrrave ishte një spektakël i vërtetë, por që në fund nuk prodhoi fitues, duke bërë që dy gjigantët e futbollit anglez të ndajnë pikët. Një lojë në të cilën miqtë nga Anfield e nisën më mirë, pasi Diaz kaloi në avantazh të tijët.
Në fraksionin e parë skuadra e udhëhequr nga Erik Ten Hag përmbysi gjithcka në favor me Fernandes që riktheu ekuilibrat e Mainoo që i përmbysi ato në 2-1.
6 minuta para fundit ishte Momo Salah ai që solli barazpeshën, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Një hap fals për Liverpool që kishte shancin të merrte kreun, por renditet i dyti me 71 pikë, po aq sa Arsenali kryesues.
NË dy përballjet e tjera të së dielës, Chelsea barazoi me Sheffield dhe Tottenham fitoi ndaj Nottingham. Skuadra e Postecoglu luajti mirë ndaj ekipit që lufton për mbijetesën. Autogoli i Murillo kaloi në avantazh londinezët, ndërsa Wood barazoi në 1-1. Më tej Van de Ven e Pedro Porro vulosën fitoren, e cila është e 3ta në 5 javët e fundit, duke parakaluar Aston Villan në tabelë e ngjitur në vendin e katërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë