Manja prezanton draftin e kodit të ri penal: Nga sot për konsultim publik

25 Korrik 2025 | 10:23

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi të premten draftin e kodit të ri penal, puna për të cilin ka nisur me grupet e ekspertëve që nga 2019.

Manja u shpreh se kodi i ri penal është domosdoshmëri në kuadër të ndryshimeve të sistemit për shkak të reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit evropian që kërkon përafrimin me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare.

Ministri Manja bëri me dije se drafti i kodit të ri penal do të jetë nga sot për konsultim publik.

“Kodi i ri penal do te duhet te kete si baze kushtetuese, Kushtetuten e vitit 1998 ( Kodi aktual ka Ligji për Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991) qe solli një rend kushtetues të ri, ku të drejtat dhe liritë themelore te njeriut janë në themel të sistemit juridik.

Zhvillimi dinamik i marrëdhënieve shoqërore dhe teknologjike ka sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe të përshtatshme penale.

Reforma në drejtësi e vitit 2016 ka rikonfiguruar thellësisht sistemin institucional, duke bërë të domosdoshëm rishikimin e normës materiale penale.

Reflektimi i jurisprudencës së Gjykatës sonë Kushtetuese, praktikës së pasur të Gjykatës së Lartë, gjykatave të zakonshme.

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon një përafrim të plotë të Kodit Penal me acquis-in e BE-së, direktivat, konventat evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe jurisprudencën e GjEDNj-së.

Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm.

Në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministri i Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale, nën drejtimin e prof. Arben Rakipit, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete per konsultim publik.

Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë.

Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e certifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”, tha Manja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026