Manjani: Beleri s’ka lidhje me Greqinë, le t’i japin drejtim institucionet shqiptare

16 Nëntor 2023 | 21:45

Ylli Manjani tha se çështja e Fredi Belerit i takon tërësisht shtetit shqiptar dhe nuk ka asnjë lidhje me Greqinë.

Ai u shpreh për “Now me Erla Mëhillin” se i takon institucioneve të vendit t’i japin drejtim situatës.

“Kjo diplomaci është një gjë që unë nuk e kam shumë qejf, përkundrazi gjithë jetën time e kam urryer. Diplomaci do të thotë të gënjesh kështu që në vetvete s’e kam qejf si metodë pune. Unë mendoj që çështja Beleri nuk ka lidhje me Greqinë dhe i qëndroj kësaj bindje. Çështja Beleri ka lidhje me Shqipërinë, i takon 100% shqiptarëve, institucioneve tona që t’i japin drejtim. Është një çështje që ka të bëjë me shtetin tonë dhe funksionimin e drejtësisë. Për shumë arsye që i kemi thënë gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam qenë nga të parët që kam bërtitur për këtë çështje sepse mënyra se si u ekzekutua një arrestim në flagrancë pa elementë flagrance nuk i shkon për shtat ligjit shqiptar dhe asnjë ligji demokratik. Është një çështje që ka dalë nga zyrat e policisë dhe shkon fill pas një deklarate të kryeministrit të Shqipërisë që do të merrej personalisht me këtë çështje dhe e marra personalisht ishte arrestimi dy ditë para zgjedhjeve. Këto janë fakte publike dhe duhet t’i lidhim këto gjëra,” – u shpreh Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026