‘Manovra u krye me gjakftohtësi’, i riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë

3 Gusht 2022 | 19:42

Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase, ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur 7 vjeç.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se skafi kishte një fuqi motorike të fuqishme dhe trupin e vajzës e nxori nga deti i ati i saj.

Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë.   Pasi personat kanë hypyr në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u  tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momennti i parë.

Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan.

Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babain i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë”, deklaroi ai.

Arjan Tase mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Gledis Nano.

Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026