Maqedonia e Veriut arreston nëntë policë kufitarë për korrupsion 

28 Dhjetor 2022 | 16:00

Nëntë policë janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga shoferët në kufirin serb.

Të dyshuarit, të gjithë të vendosur në vendkalimin e Tabanovcës në veri të vendit, përballen me akuzat për “organizatë kriminale, ryshfet dhe shpërdorim të autoritetit”, shkruan Euronews.

Ata akuzohen se kanë marrë para dhe dhurata nga personat që kanë dashur të anashkalojnë procedurat normale kufitare për të kaluar në Serbi.

Ndër të arrestuarit është kreu i komisariatit dhe zëvendësi i tij. Tre oficerë të tjerë janë akuzuar por nuk janë arrestuar.

Policia tha se grupi kishte vepruar në mënyrë të organizuar për më shumë se dy vjet. Nëse gjykohen dhe dënohen, të dyshuarit mund të përballen secili me deri në 20 vjet burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026