Maqedonia e Veriut bën hapa pas në luftën ndaj COVID-19
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka njohur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19. Bëhet fjalë për 33 persona të infektuar, kurse numri i të shëruarve është 22 persona. Një shifër e tillë vjen pasi për 10 ditë, RMV kishte njohur numër të shëruarve më të madh se sa raste e reja me coronavirus.
Në total, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut bashkë me rastet e fundit ka shkuar në 1 572 persona, prej të cilëve 1 079 janë shëruar kurse 89 të tjerë kanë humbur jetën. Autoritet thonë se do të presin se si do të jetë numri deri të shtunën për të përcaktuar masat për javën e ardhshme, ku ishte paralajmëruar lehtësimi i disa kufizimeve.
“Vështirë të thuhet me çfarë ka të bëjë kjo rritje, ndaj do të presim të shohim si do të jetë situata në dy ditët e ardhshme. Kemi shembuj edhe te disa vende tjera, kur pas lehtësimit të disa masave ka rritje të numrit të rasteve. Masat dhe mënyra e implementimit të tyre ose dimensionimi i masave sillet në bazë të dy kritereve, kriteri i parë është numri i rasteve të reja të diagnostikuar dhe e dyta është se sa sistemi shëndetësor është i gatshëm t’i pranojë dhe t’i trajtojë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private