Maqedonia e Veriut kontrollon udhëtarët me kamera termale për coronavirusin

30 Janar 2020 | 14:24

Udhëtarët që fluturojnë nga Dubai në aeroportin e Shkupit i janë nënshtruar kontrolleve rigoroze me kamera termale, pajisje kjo që përcakton nëse dikush nga pasagjerët është i infektuar apo jo nga coronavirusi. 

Mjekët e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë në aeroportin e Shkupit po  monitorojë kamerën nëse tregon shenja temperature të lartë tek ndonjë udhëtar që është sinjali i parë i infektimit.

Ministri i Shëndetësisë, z. Venko Filipçe, siguron se situata është nën kontroll dhe se deri më tani nuk ka patur raste të virusit.

“Çdo ditë jemi në kontakt me Agjencinë e Aviacionit Civil e cila ka kontakt me kompanitë ajrore dhe na tregon se nga cilat destinacione vijnë udhëtarë nga Kina. Deri më tani nuk kanë ardhur udhëtarë nga Kina, as në këtë fluturim nga Dubai nuk ka të tillë, por ne po i marrim masat”, u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut nuk ka numër të saktë të udhëtarëve kinezë ,të cilët kanë prekur tokën e vendit fqinj pas përhapjes së virusit. Mendohet se numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Kinë arrijnë mbi 100.

Autoritetet e vendit kanë vendosur kamera termale vetëm në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, por jo në pika kufitare. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026