Maqedonia e Veriut nuk do të bëhet anëtare e NATO-s para zgjedhjeve të 12 prillit
Maqedonia e Veriut nuk do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) para zgjedhjeve të 12 prillit. Kështu ka deklaruar sot Presidenti i Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski.
Sipas tij, Spanjës i duhet ende kohë për ta ratifikuar protokollin për shkak të procedurave, prandaj Parlamenti i Maqedonisë së Veriut pritet ta ratifikojë protokollin pa vendimin e Spanjës, por ky vendim do të hyjë në fuqi pasi kjo e fundit të ketë kryer votimin e saj.
“Jemi afër anëtarësimit në NATO, por jo edhe aq afër. Në Spanjë procedurat për ratifikimin e protokollit zgjasin afro 45 ditë, duke llogaritur prej 20 janarit, që do të thotë se protokolli do ratifikohet diku në dhjetë ditë e para të marsit.
Shpresojmë se Spanja do e ratifikojë protokollin ndërsa ne pastaj do e përfundojmë procesin në Parlamentin tonë”- theksoi Presidenti i Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski
Teksa Maqedionia e Veriut po përgatitet për integrim në NATO, pas zgjedhjeve, ambasadorët e huaj theksojnë se ka shpresa për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian së shpejti.
“Vendimi jonë është quajtur si gabim historik, por unë do e quaja mundësi historike. Dua ta bëj të qartë se Franca nuk është kundër anëtarësimit tuaj, dhe këtë e bëri të qartë edhe presidenti Makron.
Nuk dua te paragjykoj dhe jap shpresa por besoj se data për nisjen e negociatave për anëtarësim është shumë afër”- tha z. Kristian Timonie, ambasador i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori i Francës kujtoi edhe se zgjedhjet e lira dhe demokratike të 12 prillit janë po ashtu kusht për negociata për anëtarësim.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër