Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19

10 Korrik 2021 | 14:46

Në Maqedoninë e Veriut rastet e reja me COVID-19 mbeten të larta në krahasim me numrin e të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 3404 teste të dyshuara dhe 13 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa një qytetar është shëruar.

Autoritetet thonë se nuk është shënuar asnjë viktimë në orët e fundit, tregues ky që sipas tyre reflekton se gjendja epidemiologjike e coronavirus është e qëndrueshme.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 906.529 testime për COVID-19 në të gjithë vendin, kurse qyteti më i prekur është Shkupi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026