Maqedonia e Veriut rihap pa kushte kufijtë tokësorë, shtohet fluksi i hyrje-daljeve
Kufijtë tokësorë të Maqedonisë së Veriut këtë të premte u rihapën për të gjithë shtetasit e saj për hyrje dhe dalje nga shteti, pas më shumë se tre muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë së COVID-19.
Shteti fqinj ka hequr barrierën për karantinë dy javore dhe për testin me përgjigje negative për coronavirus. Por, situata nuk është më e njëjtë. Tanimë të gjithë duhet të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë, dhe të dezinfektohen.
Deri në orën dhjetë të ditës së sotme autoritetet në një prej pikave më të frekuentuara kufitare, ajo me Serbinë, në Tabanoc të Kumanovës, kanë numëruar një fluks të lartë lëvizjesh, konkretisht 4 mijë hyrje dhe dalje. Por, situatë e njëjtë ka qenë edhe në pikat e tjera kufitare.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, raporton se kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët kanë lëvizur jashtë Maqedonisë së Veriut, si dhe të tjerë që kanë pritur momentin të rikthehen në vendlindje.
Me vendimin për hapje të plotë të kufijve, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të udhëtojnë lirisht jashtë kufijve pa detyrime shtesë në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Turqi, ndërsa detyrimi për karantinë dy javore dhe test PCR 72 orësh i ri, vlen për shumicën e vendeve të tjera të rajonit dhe vendet anëtare të BE-së.
Ndërkohë, aeroportet do të hapen më 1 korrik, në harmonizimin edhe me paralajmërimin e hapjes së kufijve të Bashkimit Evropian.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar