English

Margariti replikon me Zhupën: Nuk do të ketë tjerësim të pronës në Butrint

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar me deputeten demokrate Ina Zhupa në lidhje me marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit, pasi kjo e fundit kërkoi interpelancë në Kuvend.

- Advertisement -

Margariti deklaroi se në marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrinitit nga një fondacion privat, parashikohet që të investohen 7,5 milion dollarë.

Ajo përsëriti faktin se Parku i Butrintit do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar dhe nuk do t’i jepet privatit.

“Butrinti do vazhdojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privat. Çdo qindarkë do të mbetet në Butrint. Investimet që parashikohen në total 7.5 milionë dollarësh, ku 5 milionë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit nga partneri strategjik dhe 2 milionë të tjera janë të garantuara nga arka e parkut të Butrintit, të mbledhura në periudhë 10-vjeçare”, tha ministrja.

Margariti nënvizoi se Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar, i themeluar sipas ligjit shqiptar, në bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim.

Ky fondacion do të monitorohet nga Ministria e Kulturës për të kontrolluar të gjithë akvtivitetin e fondacionit dhe do të auditohet.

Ndërsa, Zhupa akuzoi ministrinë se do i heqë shtetit “800 hektarë tokë, për t’ia dhënë privatit” dhe se po heq dorë nga mbrojtja e vlerave historike dhe kulturore.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?