Martesa dhe pakti 6 mijë euro, autori i krimit video në Tik Tok: Më prekët familjen

20 Mars 2023 | 14:28

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e e një 45-vjeçari në fshatin Drosero Xanthi në Greqi, një vendbanim i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti rom.

Vrasja e gjyshit 45-vjeçar tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të një fenomeni shqetësues në zonë mbi martesat e të miturve.

Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “martuar” mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë një “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës, ndërkohë që ky i fundit pas martesës ka marrë mbrapsht vajzën dhe nuk ka kthyer lekët.

Në kulturën lokale, thyerja e paktit të martesës cilësohet si një fyerje e rëndë e kodit të ngjerit dhe sipas traditës “lahet me gjak”

Vrasësi ka publikuar një video në Tik Tok fill pas kryerjes së krimit, për të vënë në vend përpara banorëve të fshatit nderin e familjes së tij.

“Nëse më dëmton mua, nëse dëmton familjen time unë ju vras ​​të gjithëve”, dëgjohet të thotë në video autori.

@bengaloimit♬ orijinal ses – 👑•● BENGALO İMİT● •👑

Më pas ai ka shkuar dhe është dorëzuar vetë në komisariatin e policisë, videon e të cilës e ka publikuar po në rrjetin Tik Tok.

Nga ana tjetër edhe familjarët e viktimës kërcënojnë me hakmarrje. Me postimet e tyre në rrjete sociale ata kërcënojnë familjen e atorit se do ta paguajnë rëndë.

“Zemra juaj do të digjet. Videot do vijne një nga një për ata që do vdesin. Në momentin që të dilni nga burgu do të varroseni pranë vajzave tuaja”, thonë ata në Tik Tok.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026