Masa e sigurisë ndaj Berishës, reagon ashpër Jozefina Topalli: Minon stabilitetin
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Përmes një postimi në facebook Topalli nënvizon se ndalimi i lëvizjes së kryetarit të opozitës dhunon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.
Teksa e cilëson vendimin e drejtësisë si politik, Topalli nënvizon se dhënia e masës së sigurisë ndaj një deputeti pa marrë miratimin e parlamentit është anti-kushtetues.
“Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është një praktikë ekstreme, që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut, minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.
Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme, që kërkojnë të shtypin opozitën politike të nje vendi.
Në shtetin e prokurorëve qesharakë, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e lëvizjes së depuetetit, pa lejen e parlamentit, në shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës, si një kapërcim i pafalshëm i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdhërave politikë.
Përdorimi politik i drejtësisë kundër opozitës së një vendi, e veçanërisht kundër kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij është hapi më i rrezikshëëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesim publik e ka te shenjtë.
Regjimet mafioze duhen rreëuar bashke me drejtesinë politke të tyre!”, shkruan Topalli në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus