Masat për samitin, kontrolle me helikopter në zonën e perimetrit të sigurisë
Vijon marrja e masave në kryeqytet për samitin BE-Ballkani Perëndimor që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Në zonën ku është vendosur edhe perimetri i sigurisë, janë mbyllur të gjitha bizneset, kryesisht pranë stadiumit “Air Albania”. Po kështu është bllokuar dhe lëvizja e automjeteve si dhe nuk lejohen parkimi i mjeteve në këtë zonë për banorët.
Në zonën e perimetrit të sigurisë vihet re një prezencë e shtuar e policisë.
Ndërkohë ndodhet edhe një helikopter në zonë që bën kontrollin e territorit nga ajri.
Rrugët që do të bllokohen:
– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas
– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas
– Unaza madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas
– Rr.Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas
Ndërkohë, edhe të gjithë rrugët që lidhin Rr.Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr.Asim Zeneli, rr.Themistokli Gërmenji, rr.Ismail Qemali, rr.Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lirë, Lek Dukagjini do jenë të bllokuara.
Gjithashtu ne këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, ndaj për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet.
Për mjetet që nuk janë larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritëse nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.
Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve policore në perimetrin e sigurise do të jenë të kontrolluara nga punonjësit e policisë.
Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojnë në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurisë duke filluar nga ora 06:00 dhe në rrugët e tjera që përfshihen në itenerarin e lëvizjeve në orën 08:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar