Mazniku: PS do të arrijë 84 mandate, marrim deputetin e 9-të në Vlorë
Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, tha se sipas projeksioneve të tyre, Partia Socialiste pritet të kalojë 83 mandate, dhe se presin që të fitojnë edhe mandatin e 9-të në Vlorë, duke arritur një total prej 84 mandateve.
“Mandati i 83 është i sigurt dhe do të merret përsëri. Po bëjmë analizën bazuar në numrin e votave, që janë 16%, dhe ai mandat do të merret nga PS. Por nuk mbaron këtu, do të shkojmë në 84 mandate, pasi do të marrim mandatin e 9-të në Vlorë, ndërkohë që Partia Demokratike do të marrë vetëm tre mandate në Vlorë,” tha Mazniku.
Sa i përket Elbasanit, Mazniku theksoi se PS kishte individë me profesione të ndryshme, ndërsa kundërshtari i tyre, sipas tij, nuk mund të merrte më shumë se 5 mandate. Ai shtoi se qytetarët ishin të mençur dhe dinin të bënin zgjedhjen e duhur.
“Unë besoj se në këto zgjedhje faktor kryesor ishte organizimi i PS, një strukturë horizontale që mban komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. PS ka një strukturë që jeton sistematikisht me njerëzit gjatë katër viteve. PS kishte në terren një skuadër të re dhe ka kapacitetin të rinovohet në mënyrë sistematike me njerëz të rinj,” u shpreh Mazniku.
Ai gjithashtu theksoi se mund të ketë pasur demokratë që janë ndjerë të papërfaqësuar dhe kanë vendosur të votojnë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?