Mbahet Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, zgjidhet presidenti i ri
Ditën e martë, më 15 prill 2025, u zhvillua mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtatë rajone të vendit. Në përfundim të punimeve, Asambleja zgjodhi Këshillin Kombëtar të institucionit, i cili më pas vijoi me procesin e votimit për drejtuesit e rinj të USSH-së.
Pas shqyrtimit dhe votimit të kandidaturave të paraqitura, Këshilli Kombëtar zgjodhi me shumicë votash Doktorin e Shkencave Mjekësore, Almiro Gurakuqi, në detyrën e Presidentit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë. Ndërkohë, Dr. Besmir Okaj u zgjodh në postin e Zv/Presidentit të USSH-së.
Në fjalën e tij përshëndetëse pas zgjedhjes, Dr. Gurakuqi falënderoi anëtarët e Asamblesë për besimin dhe theksoi se rrugëtimi drejt kësaj dite ka kaluar përmes një procesi të gjatë dhe kompleks ligjor, i cili ka nisur që në mars të vitit 2016.
Ai theksoi domosdoshmërinë për një institucion transparent, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në parimin e barazisë mes profesionistëve, ku çdo anëtar të ketë të drejtën e fjalës dhe të përfaqësimit të barabartë. Gurakuqi nënvizoi se, për një kohë të gjatë, Urdhri i Stomatologut ka funksionuar në mënyrë të gabuar, çka e bëri të domosdoshme një ristrukturim të plotë.
Presidenti i sapozgjedhur theksoi se Urdhri është dhe do të jetë një strukturë që përfaqëson çdo dentist në vend, nga Konispoli deri në Vermosh. Ai u zotua se do të punojë për të garantuar dinjitetin profesional dhe për të adresuar çdo shqetësim në mënyrë të drejtë dhe institucionale.
Ai përmbylli fjalën me zotimin se institucioni që ai do të drejtojë do të jetë një derë e hapur për të gjithë stomatologët, ku çdo shqetësim do të dëgjohet dhe trajtohet në mënyrë institucionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?