Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit të diasporës, kur nis dërgimi për emigrantët

7 Prill 2025 | 10:00

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për diasporën, të cilat u printuan në Slloveni.

Bëhet fjalë për 250 724 fletë votimi të cilat duke nisur nga sot dhe deri më 17 prill do të vendosen në zarfe që do të dërgohen për votuesit në diasporë.

Sipas KQZ, fletët e votimit pritet të mbërrijnë në vendet evropiane deri më 22 prill, ndërsa në SHBA dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarë, pritet që të mbërrijnë deri më 25 prill.

KQZ ka publikuar edhe udhëzuesin për të ndihmuar votuesit të plotësojnë saktë fletën e votimit dhe të mos bëjnë asnjë shënim mbi zarfet ku do të fusin fletën.

Sipas rregullores së përcaktuar, zarfi me fletën e votimit dërgohet nga KQZ përmes postës, por duhet t’i dorëzohet personalisht votuesit të regjistruar.

Nëse postieri nuk e gjen në shtëpi pas tre përpjekjesh, atëherë ai emigrant i regjistruar humbet të drejtën për të votuar.

Ky proces, që do kushtojë 10 milionë euro, është marrë përsipër nga kompania ndërkombëtare DHL

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026