Mbi 15 mijë fermerë përfitojnë nga nafta falas, edhe 500 mln lekë për 2022
Qeveria do të rrisë mbështetjen me naftë për fermerët këtë vit. Ndihma vjen për shkak të kostos së rritur në kultivimin e tokës nga çmimet e larta në treg.
Më shumë se 15 e 500 fermerë që kanë përfituar naftë falas në bujqësi këtë vit.
Për t’i nxitur ata të mos lënë tokat djerr dhe të rrisin prodhimin, qeveria ka dhënë 1.4 mld lekë këtë vit.
Euronews Albania mëson se qeveria do të japë këtë vit edhe 500 mln lekë të tjera për subvencionimin e naftës. Kjo, për shkak të kostove të rritura jo vetëm tek çmimi i karburantit, por edhe farave e plehrave kimike.
Fermerët duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe të aplikojnë në e-Albania për të përfituar.
Për tokat deri në 10 ha, nafta është 100% falas, dhe mbi këtë sipërfaqe nafta subvencionohet pjesërisht.
Të avantazhuar në këtë periudhë janë edhe kultivuesit e grurit, pasi për 1 ha të prodhuar do të marrin 30 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid