Mbi 3 orë në takim, çfarë u fol në mbledhjen e kryesisë së LDK-së?
Janë bërë mbi tri orë nga fillimi i mbledhjes së kryesisë së LDK-së dhe e njëjta ende nuk ka përfunduar.
Kryesia e LDK-së është mbledhur në orën 15:00 për të diskutuar për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe ofrimin e dorëheqjes së kryetarit, Lumir Abdixhiku
Sipas KosovaPress, para fillimit të mbledhjes disa prej zyrtarëve të LDK-së ripërsëriten qëndrimet, mes tyre edhe nënkryetarja tashmë e dorëhequr, Hykmete Bajrami, e cila kishte kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut.
Abdixhiku javën e kaluar ka bërë të ditur se do të thërras kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, ku do të ofroi dorëheqjen, mirëpo që mbetet në vullnetin e delegatëve nëse do t’ia pranojnë dorëheqjen apo jo.
Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve