“Mbledhja e sotme është nul”, Boçi: PD do jetë në komisionin për reformën territoriale
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PD se mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Territoriale është nul pasi u thirr përmes ultimatumit nga Taulant Balla.
Boçi u shpreh se PD do vijojë të jetë pjesë e komisionit për reformën territoriale dhe për këtë siç tha, do të vërë në dijeni bashkëkryetarin e komisionit, Arbër Mazniku.
“Mbledhja e sotme është nul se u thirr në ultimatum nga Balla, që është e papranueshme. Mbledhja e komisionit thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët, unë si bashkëkryetar nuk jam njoftuar. Qëndrimi i PD është që ne do vijomë të jemi pjesë e komisionit të reformës territoriale dhe do vazhdojmë me axhendën e komisionit. Unë jam i detyruar, duke respektuar etikën, ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarësisë së komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë, që është shumë e rëndësishme që në fund të miratohet me konsensus”, tha Boçi.
Në mbledhjen e sotme të grupit të PD bëhet e ditur se ka pasur diskutime lidhur me mbarëvajtjen e veprimeve politike të ndërmarra nga demokratët, ku nuk ka pasur dakordësi për bojkotimin e propozuar nga kryetari Sali Berisha ndaj punimeve të Kuvendit.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:19 Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 21:07 Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë