Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Berisha i pranishëm
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu, për të zhvilluar mbledhjen e paralajmëruar pak ditë më parë.
I pranishëm në këtë mbledhje, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo është hera e dytë që Berisha merr pjesë në që prej pezullimit dhe përjashtimit.
Në mbledhje marrin pjesë 39 deputetë. Ndër to, janë edhe ata të cilët u përjashtuan nga ish-kryetari Lulzim Basha, si Luan Baci, Edmond Spaho apo Flamur Noka.
Demokratët gjenden sërish të përçarë, teksa Komisioni i Rithemelimit ka vijuar prej disa ditësh me procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve.
Ky proces, është kundërshtuar nga mbështetësit e Bashës, pasi sipas tyre janë zgjedhje të njëanshme dhe kjo nuk është mënyra e duhur për bashkimin e demokratëve.
Më 25 mars, Gjykata e Tiranës pranoi Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga ish-kryeministri Berisha.
Ky vendim u kundërshtua nga kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj i cili depozitoi ankimimin, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet