Mbyllet mosbindja civile e opozitës, nis qarkullimi në 5 akset e bllokuara

23 Dhjetor 2024 | 20:15

Protesta e opozitës në Tiranë e nisur rreth orës 17:00 është mbyllur pa incidente të rënda disa minuta para orës 20:00 që ishte edhe orari zyrtar për të cilin opozita kishte kërkuar leje në polici.

Protesta e PD u shoqëruar herë pa here me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë për shkak të bllokimit nga mbështetësit e PD të qarkullimit në 5 akse rrugore të kryeqytetit.

Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili protestonte në zonën e Pallatit me Shigjeta, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, nuk është ndier mirë.

Ai u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Traumës. Burime nga ky spital bënë me dije për Euroneës Albania se Gjekmarkaj është në gjendje të mirë shëndetësore, tensioni paraqitet normal dhe nuk ka probleme kardiake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026