Me flamuj kuq e zi mbyllet protesta në Shkup, qytetarët: UÇK nuk ishte kriminale
Të mbuluar me flamuj kuq e zi, ka përfunduar protesta në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë, sipas KosovaPress.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se sot në këtë protestë po i tregojnë edhe ambasadave në Maqedoni të Veriut se UÇK-ja nuk ishte kriminale.
Sipas tij, Gjykata Speciale ku po gjykohen ish-krerët, po merret me fakte të falsifikuara të cilët trupin kanë në Kosovë e kokën në Serbi.
Me këtë numër të madh pjesëmarrësish, Gucati tha se populli i tregon kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, se UÇK-ja ka mbështetjen dhe do ta ketë e popullit, raporton KosovaPress.
“Kjo gjykatë, e krijuar nga një njeri i çmendur, i cili në vitin 2011 ngriti një rezolutë në parlamentin e Evropës që gjoja UÇK-ja, ka bërë krime dhe ka hequr organe njerëzore në Shqipëri. Ne sot, në këtë numër kaq të madh i tregojmë Trendafilova-s që UÇK-ja buron, lind dhe vepron nga populli, populli sot është mbrapa tyre, ne sot kërkojmë drejtësi, jo politike, ajo gjykatë është më shumë politike dhe i ngjanë gjykatave të ish-Jugosllavisë. Kjo gjykatë merret me fakte të falsifikuara, të cilat fare nuk qëndrojnë, isha vet dëshmitarë, ne e dimë se çka kemi dëgjuar aty, të cilët trupin kanë në Kosovë e kokën në serbi”, tha Gucati.
Gjithashtu, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup tha se procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë. Protesta e sotme, ai shtoi se nuk është kundër shtetit të Maqedonisë. Ai tha se besojnë në drejtësi, teksa shtoi se UÇK dënonte çdo veprim fashist.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë