“Më mirë që linda e verbër dhe nuk u bëra gjatë jetës” – Emocionon 31-vjeçarja
Doljana Velia e ka kaluar fëmijërinë në qytetin e Vlorës. Ndonëse me aftësi të kufizuara të shikimit në 2013 ajo përfundoi Liceun Artistik për kanto, ndërsa në 2016 ka përfunduar studimet për marrëdhënie me publikun, komunikim.
Në periudhën 2017-2021 Doljana realizoi ëndrrën për një diplomë të dytë në psikologji këshillimi.
Krahas studimeve, ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit . Qysh në moshën 16 vjeçare Doljana ka filluar të aktivizohet në organizata për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar si dhe vazhdon të jete advokuese për këtë target grup. Ajo është pjesë e një organizatë për integrimin dhe promovimin e të rinjve të talentuar PAK.
31-vjeçarja tregoi në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kufizimi i shikimit nuk e pengon të ketë një jetë të mbushur me aktivitete, por shtoi se mungesa e infrastrukturës dhe literaturës ia vështirëson jetën njerëzve me aftësi të kufizuara.
“Nuk është fat të jesh i verbër por është fat që të mos e fitosh gjatë jetës verbërinë por ta kesh të lindur. Është njësoj si t’u them unë nëse ju mungon një shqisë që s’e keni pasur kurrë, nëse ju them ju mungon të fluturoni, ju duket qesharake. E njëjta gjë është edhe me personat që lindin me këtë mungesë në shikim. Ne hasemi me vështirësi nëse na mungojnë shërbime të caktuara në infrastrukturë apo literaturë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025