Më shumë se 28,000 rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ukrainës
18 Maj 2022 |
12:22
Rreth 28.300 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Deklaratën, Shtabi e bëri në faqen zyrtare në Facebook të mërkurën, ku shtoi se gjatë ditës së kaluar Rusia ka humbur rreth 400 ushtarakë.
Shtabi i Përgjithshëm bëri me dije në njoftimin e tij të përditshëm se Rusia gjithashtu ka pësuar humbje të konsiderueshme në mjete.
Përllogaritja me përafërsi të Shtabit për humbjet e Rusisë në mjete lufte:
- 1251 tanke
- 3043 mjete të blinduara
- 586 sisteme artilerie
- 199 sisteme raketash
- 91 sisteme të mbrojtjes ajrore
- 202 avionë luftarakë
- 167 helikopterë
- 2,137 kamionë dhe cisterna karburanti
- 13 luftanije dhe varka
- 102 raketa lundrimi
- 441 dronë
- 43 pajisje speciale
Më 24 maj bëhen tre muaj që prej nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, e cila la mijëra të vdekur, mes tyre civilë e fëmijë, ndërsa shkatërroi disa qytete.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington