Më shumë vdekje se lindje, qarku i Fierit me raport negativ për vitin 2021
Në Fier numri i lindjeve është ulur. Raporti i zyrës së gjendjes civile në vitin 2021 tregon që në 6 bashki të këtij qarku kanë lindur vetëm 2090 foshnje, ndërsa numri i vdekjeve ka kapur shifrën mbi 4000.
Mjeku Obstetër gjinekolog Besnik Brahimaj pohon se kjo nuk tregon rritje të numrit të vdekjeve, por ulje të lindshmërisë.
“Në vitet 90 kanë qenë rreth 5000 -5500 lindje në vit ndërsa sot ka arritur në 900 deri në një mijë lindje në vit. Ka shumë faktorë që ndikojnë në uljen e lindshmërisë. Në radhë të parë janë çiftet e reja që janë më aktivë në lindshmëri kanë ikur jashtë shtetit, ka transferim, lëvizje të popullsisë nga një qark në tjetrin, sidomos për në kryeqytet, kështu që numri i lindjeve ka ardhur gjithmonë duke u ulur në qark”, thotë Besnik Brahimaj, mjek obstetër gjinekolog.
Bashkitë në qarkun e Fierit më numrin më të lartë të vdekjeve janë Fieri dhe Lushnja. Ndërsa me lindjet më të ulëta janë Mallakastra dhe Divjaka.
Ndër faktorë të tjerë, psikologia Melina Begaj rendit edhe shkaqet ekonomike dhe sociale. “E para është rritja e kostos së jetës, ne jemi të ndërgjegjshëm se jeta sa po vjen dhe bëhet më e vështirë. Çmimet rriten, pagat ngelen në vend, kështu që rrjedhimisht kjo gjë bën që prindërit e rinj të frenohen për të bërë më shumë se sa një apo dy fëmijë. E dyta është rritja e papunësisë, kjo është vërtetueshme nëpër zyrat e punës ku është ulur numri i të punësuarve dhe është rritur papunësia, sidomos gjatë periudhës së pandemisë dhe më tej”, shprehet Melina Begaj, psikologe.
Në uljen e lindshmërisë Melina Begaj rendit edhe shtimin e aborteve.
“Tjetra është rritja e numrit të aborteve, gjë që është fakt sidomos për abortet selektive. Ka familje që kanë vajza dhe duan djem që ndodh përgjithësisht jo vetëm në zonën e veriut. Gjithashtu, dhe në rritjen e aborteve me dëshirë. Tjetër mund të themi që është dhe rritja e moshës së martesës”, shpjegon psikologia.
Referuar statistikave, raporti në 10-vjeçarin e ardhshëm me këtë trajektore tregon se në qarkun e Fierit do të ketë plakje të popullsisë. Fenomenin po e shton edhe frika e familjeve të reja për të ardhmen e pasigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid