“Më tregoi si punonte në Amerikë”, Regjisori: Ja si e njoha Parashqevi Simakun

23 Shkurt 2025 | 22:06

Regjisori Bujar Kokonozi, gjatë rrëfimit të tij është ndalur në periudhën kur ka njohur Parashqevi Simakun. Ai e kujton si një kohë shumë ngazëllyese dhe të bukur, pasi sipas tij dhe vetë ajo ishte shumë mirë në atë kohë. Gjithashtu shpreh keqardhje për rrjedhën që ka marrë tashmë jeta e Parashqevisë, krahasuar vite më parë kur ai e ka njohur.

“Parashqevinë e njihja që nga fillimet e veta të punës që ka filluar në televizion. Kur shkoj në Amerikë me shërbim, dikush më thotë se do ikim në lokalin ku punon Parashqevia. Kur ika dhe hyra brena më bëri përshtypje se salla ishte e mbushur me njerëz dhe Parashqevia ndaloi këngën. Më bëri me turp në fakt  sepse tha: “Ka ardhur një mik i shtrenjtë i imi”!

U ulëm, ndejtëm shumë bashkë. Parashqevia ishte shumë mirë në atë kohë. Këndonte, jetonte në Manhatan, kishte shoqëri shumë, e kemi kaluar më ngazëllim atë kohë sepse kishim kohë që nuk ishim parë. Në lokalin ku punonte xhirova diçka për të treguar Parashqevinë që po këndon. Kjo ka qenë njohja ime me të dhe kur mora vesh këto që kanë ndodhur më erdhi shumë keq. Ishte shumë e plotësuar në të gjithë nuancat e këndimit të këngës popullore dhe qytetare dhe kjo ishte meritë e saj. Këtu ajo bëri një famë shumë të madhe”, tha Kokonozi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026