Mediu: Serbia faktor në Ballkan për shkak të raporteve që ka me Rusinë dhe Kinën
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Serbia është një faktor politik në Ballkan, për shkak të raporteve që ka me Rusinë dhe Kinën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bashkimi Evropian, janë të interesuar që të mos krijojnë konflikt me Serbinë.
“Unë mendoj që sot Serbia është një faktor shumë relevant politik në rajonin e Ballkanit, për faktin e thjeshtë se ka një raport të qartë me Rusinë dhe Kinën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bashkimi Evropian, janë të interesuar që të mos krijojnë konflikt me Serbinë.
Madje duan ta tërheqin atë në raporte më të ngushta me NATO-n, me Bashkimin Evropian apo edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një vëmendje shumë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë se çfarë ndodh në Beograd”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Fatmir Mediu: Në disa raste, Rama është shprehur kundër interesave të Kosovës
- Tensionet në Kosovë, Mediu: Të trajtohet me seriozitet, Shqipëria po qëndron pasive
- Kurti: Serbët në barrikada po imitojnë ish-gjeneralin Drazha Mihailoviç
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa