Megaoperacioni anti-drogë në Adriatik, arrest me burg për 6 të arrestuarit
17 Gusht 2023 |
13:17
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën ev sigurimit arrest me burg për 6 të arrestuarit që u kapën duke transportuar një sasi lënde narkotike në një velierë që udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të brigjeve italiane.
Bëhet fjalë për:
- Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
- Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
- Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
- Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
- Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
- Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Ndërkohë, mësohet se ish-policit Arlind Ismailukaj në kroskotin e makinës i kanë gjetur 10 mijë euro.
28 kilogramë kanabis në afërsi të vendit ku u dogj veliera janë sekuestruar. U sekuestruan gjithashtu 2 armë zjarri dhe 200 fishekë luftarak, një makinë tip “Audi”, 4 aparatë për ruajtjen e pamjeve filmike, 45 mijë euro, 2 milionë e 500 mijë lekë, 500 paund, 50 franga, 2 mijë lira dhe 25 celularë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut