Menaxhimi i amfiteatrit të Durrësit, Zhupa: Plani parashikon koncesion 15 vjeçar
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar sërish në lidhje me planin e menaxhimit të amfiteatrit të Durrësit.
Përmes një deklarate nga qyteti i Durrësit, Zhupa deklaroi se zona të gjitha arkeologjike, duke nisur nga Amfiteatri i Durrësit, banjat romake dhe forumi bizantin parashikohet që në planin e ri të Ministrisë së Kulturës që të jepen me koncesion.
“Ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore, duke u nisur që nga koncensioni i Butrintit, por mesa duket ai nuk do të jetë koncensioni i vetëm. Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.
Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati”- tha Zhupa.
Deputetja Zhupa tha se edhe plani për zhvendosjen e banorëve që kanë shtëpitë e tyre pranë objekteve arkeologjike nuk ka transparencë dhe banorët nuk kanë marrë asnjë informacion.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut