Mësim në xhami për shqiptarët, prindërit maqedonas nuk i lejojnë në shkollë

16 Shtator 2024 | 17:02

Kjo është xhamia e komunës së Çashkës në Maqedoninë e Veriut, ku nxënësit shqiptarë atje do të duhet të zhvillojnë procesin e mësimit, pasi në shkollë nuk lejohen nga prindërit maqedonas.

Fëmijët e tre fshatrave do të mësojnë në xhaminë e fshatit Banjicë të Komunës së Çashkës.

Këtë formë e kanë kundërshtuar prindërit e fëmijëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që ata të trajtohen në mënyrë të barabartë me fëmijët maqedonas.

“Unë nuk pranoj. As në mekteb as në xhami ato fjalë janë boshe”, thotë një prind.

Ministri i Arsimit Lulzim Aliu nuk pranon se në këtë formë po shkelet mënyra laike e mësimdhënies duke e justifikuar me faktin se nxënësit nuk duhet të humbasin procesin mësimor.

“Unë jam i lumtur që nxënësit mësojnë, a ju si do ta quani është e drejta juaj. Unë jam i kënaqur se po bëjmë një punë më të rëndësishme se sa t’i dërgojmë fëmijët në atë shkollë, për këtë po themelojmë një subjekt të ri shkollor”, shprehet Lulzim Aliu, ministër i Arsimit në RMV.

Edhe pse vitin e kaluar pati protesta dhe kundërshtim që mos të hapet një institucion arsimor paralel për nxënësit shqiptarë, kjo ide në fund u realizua. Nxënësit e klasës së parë vitin e kaluar mësuan në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev”. Por këtë vit prindërit maqedonas dhe drejtori i shkollës nuk po lejojnë zhvillimin e procesit arsimor në shqip.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026