Messi shkëlqen në SHBA, 5 gola në tre ndeshje
3 Gusht 2023 |
14:22
Messi nuk e ka zgjedhur Inter Miami për të kaluar në pension. Argjentinasi ka dëshmuar në ndeshjet e fundit në ekipin amerikan se vijon të jetë në super formë dhe të dhurojë spektakël.
Madje kampionatin amerikan e ka marrë shumë seriozisht duke shënuar 5 gola në 3 ndeshje ku ka marrë pjesë.
Dy golat e fundit i shënoi përballë ekipit Orlando City në ndeshjen e vlefshme për Leagues Cup, një kompeticion mes ligës meksikane dhe asaj amerikane.
Mesi shkëlqeu gjatë ndeshjes megjithëse ekipi kundërshtar kishte vendosur dy lojtarë për ta markuar. Goli i parë u shënua me të majtën në minutën e 7, ndërsa i dyti në minutën e 72.
Golat e mesit e kanë renditur Inter Miami në ekipet me të suksesshme të këtij sezoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve